Organizimi i puneve dhe mbikqyrje profesionale
Marriott Hotel është një ndër projektet më të rëndësishme në sektorin e akomodimit dhe turizmit në Kosovë, ku Arhing është duke ofruar organizim dhe mbikëqyrje të plotë të punimeve ndërtimore për të garantuar një ndërtim në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Projekti ka arritur në fazat përfundimtare të realizimit, ku përqendrimi kryesor është në kontrollin e cilësisë së përfundimeve, testimin e sistemeve teknike dhe finalizimin e hapësirave të brendshme dhe të jashtme.
Që nga fazat e hershme të ndërtimit, Arhing ka ofruar një monitorim të rregullt në terren, duke ndjekur nga afër progresin e punimeve, përfshirë instalimet elektrike dhe mekanike, cilësinë e përfundimeve dhe harmonizimin e punimeve me standardet e Marriott. Një nga sfidat kryesore të projektit ka qenë koordinimi i proceseve ndërtimore dhe mbajtja e afateve, duke siguruar që çdo fazë të zbatohet me përpikëri dhe të mos ketë vonesa apo devijime nga projekti i miratuar.
Aktualisht, Arhing vazhdon të ofrojë inspektim të detajuar të çdo segmenti të objektit, duke u fokusuar në verifikimin e përfundimeve, testimin e sistemeve dhe përgatitjen e dokumentacionit përfundimtar. Me një qasje të strukturuar dhe një ekip të dedikuar profesionistësh, ne po sigurojmë që Marriott Hotel të dorëzohet si një objekt luksoz dhe funksional, i ndërtuar me standardet më të avancuara të industrisë.