ORGANIZIMI, MBlKQYRJA PROFESIONALE DHE INSPEKTUESE TE PUNEVE NDERTIMORE
Parking Center Prishtina është një projekt i madh infrastrukturore që kërkonte organizim dhe mbikëqyrje profesionale për të garantuar ndërtimin e një hapësire të sigurt dhe funksionale për parkim. Me një sipërfaqe të gjerë dhe një sistem kompleks ndërtimi me disa nivele, Arhing ka luajtur një rol kyç në monitorimin e punimeve në terren, koordinimin e proceseve dhe mbajtjen e standardeve të cilësisë gjatë gjithë fazave të ndërtimit.
Që nga fillimi i projektit, ekipi i Arhing ka realizuar mbikëqyrje ditore dhe javore, duke vlerësuar çdo aspekt të ndërtimit, nga themelet dhe shtresat strukturore, deri te instalimet elektrike, ajrosja dhe sistemet e ndriçimit. Nëpërmjet protokolleve të ndërtimit dhe kontrolleve të detajuara të atesteve, u sigurua që çdo material dhe pajisje e përdorur të përmbushte normat teknike dhe të siguronte një jetëgjatësi optimale të objektit.
Një pjesë e rëndësishme e punës ishte përcjellja e progresit përmes raporteve të vazhdueshme dhe mbajtjes së dokumentacionit teknik, ku çdo fazë e ndërtimit është regjistruar për të garantuar transparencë dhe efikasitet maksimal. Në përfundim të ndërtimit, Arhing ka kryer inspektimin final, duke verifikuar cilësinë e punimeve dhe duke ndjekur procesin e pajisjes me dokumentacionin përfundimtar për funksionimin e objektit si një hapësirë moderne dhe e sigurt për përdorim publik.